Deklarata e Nenad Rashiq për fondet e dyshimta për OJQ-të e Graçanicës - VIDEO

Një grand prej rreth 300 mijë eurosh ishte ndarë për 14 organizata jo-qeveritare nga Komuna e Graçanicës.

Por, raportimit nga nga KALLXO.com dhe ngritja e dyshimeve nga ish-kandidati për kryetar të Graçanicës, Nenad Rashiq, ka bërë që një vendim i tillë të anulohet.

Rashiq ngriti dyshime rreth disa OJQ-ve ndërsa tha se disa zyrtarë komunal kishin lidhje me OJQ-të që përfituan secila nga 200 mijë euro.

“Çka është interesante aty, lista e përfituesve përmban 14 OJQ të cilat, secila nga to ka përfituar shumën e njëjtë dhe ajo është 20 mijë e 600 mijë euro, 14 OJQ-të. Kur jemi hy me analizua, dhe po na kthehet një përgjigje për komunës se, 14 që kanë aplikua kanë përfitua, kjo është hera e parë që kam dëgjua që krejt pikuesit përfitojnë. E dyta, të gjitha OJQ-të kanë përfituar shumën e njëjtë të parëve. Shikova në ueb faqe, nuk kishte pasur fare shpallje hiç, e dyta, komisioni për ankesa nuk ishte krijuar fare, kjo është hera e parë në eksperiencën time që nuk ka pasur një komision për ankesa”, pati thënë Nenad Rashiq për emisionin “Jeta në Komunë”.

Komuna e Graçanicës nuk ka dhënë sqarime për listën dhe akuzat se standardet ligjore ku hyjnë publikimi i thirrjes dhe kriteret për ndarjen e granteve nuk janë ndjekur gjatë ndarjes së 300 mijë eurove.

Edhe pse u është dërguar kërkesë për informacione komuna nuk ka kthyer përgjigje.

 

Një historik rreth ndarjes së fondeve dhe dyshimeve për lidhjet me njerëz të komunës me OJQ, mund ta gjeni KËTU.