Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deklarata e Avdullah Hotit pasi u kandidua nga LDK-ja për kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka vlerësuar faktin që kryesia e partisë së tij ka vendosur sot, që ai të jetë kandidat për kryeministër të ardhshëm.

“Jam i kënaqur me vlerësimin që LDK-ja I ka bërë punës së Qeverisë. Është arritur të bëhet një punë e jashtëzakonshme. Mbi bazën e kësaj jam mirënjohës dhe falënderues për besimin e plotë që e ka marr nga kryesia për kandidat për kryeministër. Ne do të ndërtojmë ekipet e nevojshme me njerëzit më të mirë, për të treguar se si do të vazhdojmë të qeverisim më tutje”, tha Hoti.

Hoti u shpreh i bindur se LDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve të ardhshme.

“Unë jam I bindur që ne jemi favorite kryesor për ti fituar këto zgjedhje, bazuar në rezultatet e punës së kësaj qeverie, jo në fluska të ndryshme që i dëgjoni poshtë e lartë”, theksoi ai.

Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti.