Dekani i Fakultetit të Edukimit flet për programet që ofron UP-ja për fëmijët e talentuar
Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, ka thënë se programet e këtij Fakulteti e trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë punën me fëmijët e talentuar.
I ftuar në emisionin ‘Kallxo Përnime’, Saqipi ka thënë se kohëve të fundit është krijuar edhe ideja që mësimdhënësit të merren më shumë me fëmijët me talent.
“Programet e Fakultetit të Edukimit e trajtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe tërthorazi aspektin e punimit me fëmijët me vështirësi, por kohët e fundit kemi filluar ta trajtojmë edhe problematikën ose ta akomodojmë idenë e avokimit te mësimdhënësit e ardhshëm, që do duhej të merren më shumë edhe më fëmijët me talent”, ka thënë Saqipi.
Sipas tij, në rishikimet e fundit të programeve është arritur të vendoset një lëndë, cila konkretisht trajton punët me fëmjët me talent.
“Në këto rishikimet e fundit, natyrisht ka shumë kërkesa në profesionin e mësuesisë dhe duhet të bëhen balance se cilat koncepte duhet të prioritetizohen dhe duke e ditur modelin dhe paradigmën e mësimdhënësve me dekada, është vështirësi të bëhen transformime të menjëhershme. Megjithatë duhet një pikënisje që të fillojmë me vetëdijësimn e akterëve dhe palëve. Në programin e Fakultetit të Edukimit, përveç landës ‘puna me nxënës të talentuar’ ekzsitojën edhe lëndë të tjera që janë të fushës së psikologjisë, ku diskutohet tema e fëmijëve të talentuar”, deklaroi Saqipi.