
Foto-ilustrim
Dëgjon të shtëna me armë, të nesërmen sheh se i janë shpuar gomat nga plumbat
21.1.2021 - 11:22
Një person është ankuar në polici se ka dëgjuar të shtëna ndërsa i janë dëmtuar gomat e veturës së tij.
Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në rrugën “Qamil Osmani” në Ferizaj.
Sipas policisë ankuesi ka raportuar se ka dëgjuar disa të shtëna të armës dhe i njëjti kishte vërejtur se gomat e veturës se tij ishin të dëmtuara.
Gjatë ditës së djeshme i njëjti kishte vërejtur se gomat ishin të dëmtuara nga arma pasi që në afërsi ka vërejtur disa predha.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës dhe një predhë.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.