Dëgjohet shpërthim në Mitrovicën e Veriut

Një shpërthim është dëgjuar në Mitrovicën e Veriut pak minuta më parë.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes apo piroteknik.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar se a është mjet piroteknik apo ekspoloziv, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për shpërthimet që po dëgjohen në Mitrovicën e Veriut edhe në ditët paraprake.

Sonte në orën 20:00 është bërë ndërrimi i zyrtarëve policorë të cilët po qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

KALLXO.com po qëndron në veri të vendit ku po përcjellë nga afër zhvillimet që po ndodhin në këtë zonë.

Mbrëmë Policia e Kosovës e ka paralajmëruar  rritjen e prezencës së zyrtarëve në pjesën veriore të vendit me qëllim të arritjes së objektivave.