“Defender 23”, FSK dislokohet në Poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut

Një kompani e regjimentit të kombësorisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës gjatë ditës së sotme është dislokuar në poligonin Krivollak në Maqedoninë e Veriut.

Kjo u bë në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Me anë të një njoftimi Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se regjimenti i FSK do t’i bashkangjitet batalionit multi- nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.

Kompania ka për objektivë demostrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, është forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të paqes aty ku kërkohet.