Mungesa e ujit Ilustrimi: Pixabay

Defekte në gypin kryesor të ujësjellësit, fshatrat Brusnik dhe Mihaliq të Vushtrrisë mbesin pa ujë

Si pasojë e defekteve në gypin kryesor të ujësjellësit, banorët e fshatrave Brusnik dhe Mihaliq të Komunës së Vushtrrisë kanë mbetur pa ujë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, përmes një postimi sot më 19.08.2024.

“Ekipi i ujësjellësit ka konstatuar gjendjen në teren dhe janë duke punuar në drejtim të sanimit të defekteve. Ne momentin që sanohen defektet, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet, për çka do u informojmë me kohë”- thuhet në njoftimin e tyre. 

Ditë më parë, më 15.08.2024, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar  për ndërprerje me furnizimi të ujit të pijshëm edhe në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo pasi sipas tyre, ka pëlcitur një gyp i ujësjellësit në shesh.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=975900094335724&id=100057472268336&rdid=KeyN7Pcmq88cfP1k