Foto: KALLXO.com

Defekt në një gyp të ujësjellësit, dy lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Lagjet “Bregu i Diellit” dhe ajo e “Muhaxhirëve” në Prishtinë janë pa furnizim me ujë si shkak i një defekti.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ka bërë të ditur se këto lagje mbesin pa ujë nga ora 11:00 deri në sanim të defektit.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes” Bregu i Diellit” dhe ” Muhaxhirëve” në Prishtinë! Për shkak të disa punimeve të paplanifikuara teknike si pasojë e një defekti në gypin fi 250 mm, pa furnizim me ujë të pijshëm sot nga ora 11:00 mbesin lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja e “Muhaxhirëve”, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Nga ujësjellësi theksohet se ekipet janë në teren dhe uji do jetë i ndërprerë deri në sanim të defektit.

KRU Prishtina po ashtu bënë thirrje që pasi të vijoj furnizimi me ujë të lihet në rrjedhje për disa minuta.