Defekt në një gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në tërë Vushtrrinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor në Dobërlluk të Vushtrrisë, është ndërprerë furnizmi me ujë të pijes për tërë Vushtrrinë.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, të gjitha ekipet e ujësjellësit janë mobilizuar dhe kanë dalë në vend të ngjarjes që kjo rrjedhje të evitohet sa më parë.

“Në bazë të vlerësimit fillestar, pritet që furnizimi me ujë të pijes të ndodh diku në orët e pasdites. Sidoqoftë, ne do t’iu informojmë për zhvillimet e reja gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica” të publikuar në rrjetin social “Facebook”.