KRU PRISHTINA

Defekt në gyp, pjesa e lagjes "Bregu i Diellit" që ka mbetur pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin e ujit në lagjen ‘Bregu i Diellit’, rruga “Hyzri Talla” dhe zonat e kyçura në gyp kanë mbetur pa ujë.

Sipas njoftimit të kompanisë, mirëmbajtësit e rrjetit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit.

KRU ‘Prishtina’ u ka bërë thirrje qytetarëve që në momentin e rikthimit të furnizimit me ujë të lënë çezmat të rrjedhin për pak minuta deri në kthjellimin e ujit.