Ilustrim

Defekt në ashensor, lëndohet një grua në Fushë Kosovë

Një grua është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e një defekti që ka ndodhur në një ashensor në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 03.09.2024.

Lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, ai dyshohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.