Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Deçanasi arrestohet për shmangie nga obligimet doganore e armëmbajtje pa leje

Policia në rajonin e Deçanit ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe shmangie nga obligimet doganore.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 13:15, është bërë arrestimi i të dyshuarit pasi i njëjti është ndaluar në bjeshkët e Strellcit tek ishte me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të policisë në automjet, janë gjetur dhe konfiskuar katër fishekë të pushkës së gjuetisë.

Në këtë rast, policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk posedonte as dokumente për automjetin që e ngiste.

Automjeti tashmë gjendjet në stacionin e policisë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.