Ilustrim. Foto: KALLXO.com

Deçan, zjarr në një shtëpi, lëndohet një fëmijë 9-vjeç

Një fëmijë 9-vjeçar ka pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka përfshirë shtëpinë e familjes së tij,

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Deçan rreth orës 20:30.

Sipas Policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një nxehëse elektrike që kishte qenë në një dhomë të shtëpisë.

Fëmija i lënduar ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QKMF Deçan pastaj për tretman të mëtejmë është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë zjarrfikësit të cilët  kanë shuar zjarrin si dhe punëtorët e KEDS-it.

Rasti vazhdon të hetohet.