Ilustrim - Policia në aksion

Deçan – Vjedhje e pyllit edhe në ditë feste

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi të njëjti ishin kapur duke transportuar dru të bredhit në malet e Deçanit.

Policia ka njoftuar sa gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur edhe një sasi të drogës të llojit marihuanë, e cila dyshohet se i përkiste personit të tretë i cili kishte arritur të ikte.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit janë hasur duke transportuar tetë trungje bredhi me automjetin e tyre. Pas kontrollit në automjet në një çantë është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Substanca dyshohet se i parket një personi tjetër i cili posa kishte vërejtur policinë ishte ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.