Foto-ilustrim

Deçan, vetura godet për vdekje këmbësorin, shtetas i Shqipërisë

Policia e Rajonit të Pejës thotë se ka arrestuar të dyshuarin F.Sh., i cili dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin U.N., shtetas i Shqipërisë, duke e lënë të vdekur në vend.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:40 në rrugën Gjakovë-Deçan.

Sipas të dhënave të Policisë dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa drejtuesi i automjetit ka qenë duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan dhe me të arritur në fshatin Baballoq, për shkak të pakujdesisë së tij ndaj këmbësorit, e godet të njëjtin me pjesën e përparme ballore, me ç’rast këmbësori ishte duke kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë dhe s’i pasojë e goditjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, sipas konstatimit të ekipit mjekësor QMF-Deçan.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje.