Foto: Ilustrim

Deçan, rrahje mes vëllezërve

Dy vëllezër janë arrestuar dje rreth orës 13:00 pasi që pas një fjalosjeje kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Njëri nga të dyshuarit gjatë deklaratës ka pranuar se posedon një armë pa leje e cila është konfiskuar së bashku me 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.