Deçan - Rrahje mes 4 personave, dy përfundojnë në QKUK

Një mosmarrëveshje mes 4 personave të dyshuar në Deçan ka përfunduar me dy të hospitalizuar në QKUK. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:20..

Policia e Kosovës njofton pas mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi fizik mes tyre ku ishin përdor edhe shufra metali.

Sipas policisë dy nga të dyshuarit që kishin lëndime me të rënda janë dërguar në QKUK Prishtinë ndërsa njërit iu ka ofruar tretmani mjekësor në QKMF Deçan.

Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit  dy  të dyshuar dërgohen në mbajtje.