Deçan, prokuroria po heton rastin e vdekjes së një personi

Një person ka vdekur në Deçan gjatë ditës së djeshme. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e më pastaj edhe në spitalin e Pejës, ku atje edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.