Deçan, policia sekuestron një pushkë nga e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse.

Rasti ka ndodhur në rrugën Osaj në Deçan.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.