Ilustrim: Urgjenca; Deçan FOTO: Antigonë Isufi/ Kallxo.com

Deçan, një punëtor lëndohet në vendin e punës

Një punëtor ka mbetur i lënduar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së dielës në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalur edhe Inspektori i Punës.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 07:30 në Deçan, kurse rasti është nën hetime.