Ilustrim

Deçan - Një person tentoi t'i dhunojë dy gra

Një burrë nga Deçani dje ka tentuar të dhunojë dy gra.

Sipas policisë, ai është arrestuar dhe dy viktimat kanë pësuar lendime të lehta.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në ora 14:25.

Dje, Avokati i Popullit reagoi për rritjen e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19.

Ai tha se emergjenca shëndetësore ka bërë që puna në gjykata të ngadalësohet dhe seancat gjyqësore jourgjente të shtyhen, por sipas Avokatit të Popullit, siguria e viktimës dhe e fëmijëve të saj duhet të mbetet shqetësimi parësor për institucionet e zbatimit të ligjit dhe për autoritetet gjyqësore për veprim të menjëhershëm, parandalim dhe mbrojtje.

Gratë dhe thirrjet e humbura për mbrojtje nga dhuna në familje

,