Deçan, një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.

Rasti ka ndodhur në Deçan.

Policia ka njoftuar se fjala është për B.Q., i lindur më 1962.

Ai nuk ishte vërejtur as lajmëruar për një kohë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit është hapur me forcë dera e banesës së viktimës, ku edhe është gjetur trupi i tij.

Prokuroria ka dhënë urdhër që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Rasti është duke u hetuar.