Një mjek - Foto: REL/Shutterstock

Deçan, mjekja kërcënohet në vendin e punës

Policia ka arrestuar mbrëmë një person për të cilin dyshohet se e ka kanosur një mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:55.

Sipas Policisë, është raportuar se viktima , doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari.

Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin.

Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.