Ilustrim

Deçan - Konfiskohet mish e suxhuk që nuk guxonte të shitej për konsum

Mish, suxhuk që nuk i plotësonin kushtet për treg janë zbuluar në një lokal në Deçan nga Inspektorët komunal. Policia njofton se lidhur me rastin ka arrestuar një të dyshuar.

Në njoftim poashtu thuhet se mishi i sekuestruar ishte pa prejardhje dhe e se i njëjti është dërguar për asgjësim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, në lokal i janë gjetur mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim”, thuhet në njoftim.

“Sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim. I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.