Deçan - Katër persona përfshihen në përleshje, dy nga ta goditen me veturë

Katër persona të dyshuar në Deçan janë përfshirë në një rrahje në mes vete ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, dyshohet se njëri nga të dyshuarit me veturë ka goditur dy të dyshuarit tjerë.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit të tjerë janë në kërkim policor”- thuhet në njoftimin e Policisë.