Deçan, institucionet përkatëse angazhohen për zbardhjen e dyshimeve për helmim të ujit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar të gjitha institucionet përkatëse të cilat po e hetojnë shkaqet për helmimin e disa personave në këtë komunë.

Sipas njoftimit për media, i pari i Deçanit ka takuar prokuroren e rastit, zyrtarët policorë por edhe të tjerët që janë angazhuar.

“Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka takuar sot prokuroren Dorian Juniku, Drejtorin e Policisë të rajonit Pejë, Kol Shaban Shala dhe kolegë tjerë nga QKMF ,,Adem Ukëhaxhaj”, komandantin e Policisë në Deçan,  Institutin Rajonal të Shëndetit Publik, Inspektoratin Komunal, Shërbimet Publike dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,,Hidrodrini”. Me të gjithë këta akter është diskutuar lidhur me rastet e ,,Helmiti” gjate 48 orëve të fundit  në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftim.

Ramosaj ka thënë se gjendja është stabile dhe përgjegjësia do të kërkohet.

“Çdo institucion do i kryej me përgjegjësi e përkushtim detyrat që i takojnë. Edhe pse sot gjendja është më stabile, ju garantoj që nuk do ndalemi deri sa të zbardhet e tërë kjo situatë. Deri atëherë ju lutëm për kujdes sipas rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Edhe kjo sfidë kalohet, ama përgjegjësia do ketë adresë”, citohet të ketë thënë Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Dyshimet për helmim nga uji i pijes në Deçan, flet Bashkim Ramosaj

www.kallxo.com