Foto: Ilustrim

Deçan, i thehet vetura dhe i vidhen paratë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strellc i Epёrm në Deçan, me që rast është arrestuar një person.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Deçan, ka njoftuar se ka pranuar raportim nga një viktimë nё këtë fshat, se dje pasdite iu ёshtё thyer xhami i pasёm i veturës dhe nga vetura janё vjedhur një çantë, dokumenta personale, kartelat bankare, një telefon dhe shumё e konsiderueshme e parave.

Sipas viktimёs deri sa kanё qenё sё bashku me vajzat e saj nё varrezat e fashtit, nga njё veturё ka zbritur njё  person, i cili ka thyer xhamin e veturёs dhe ka vjedhur sendet e lartcekura dhe ёshtё laguar nga vendi i ngjarjes.

Kurse,  Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, nё koordinim tё plotё me njësitet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё ne Pejё, rreth orёsh 20:00, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin A.J., i lindur mё 1997.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё.