Deçan, i mituri godet me brisk një të mitur tjetër, arrestohet

Dy të mitur raportohet të jenë rrahur mes vete në fshatin Shaptej të Deçanit dje rreth orës 14:40.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

Sipas viktimёs, njoftojnë forcat e rendit, se deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën.

I dyshuari thuhet se ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur.

Më pas, ështё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.