Ilustrim

Deçan: Gjen mjet shpërthyes deri sa po punonte në oborr

Një person ka njoftuar policinë se ka gjetur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Irzniq të Komunës së Deçanit.

Sipas qytetarit, mjetin shpërthyes e kishte gjetur deri sa ishte duke punuar në oborrin e tij.

Pas marrjes së informacionit njësitet policore relevante dhe FSK kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeti shpërthyes është tërhequr në mënyrë të siguritë nga ana e FSK-së.