Ilustrim

Deçan, familjarët e dërgojnë pa shenja jete një person në QKMF-në e qytetit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Carrabreg të Deçanit është dërguar pa shenja jete një person në QKMF nga familjarët e tij.

Policia ka njoftuar se sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi” – thuhet në njoftimin e policisë.