Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Deçan, djali rrah babanë

Policia ka arrestuar në Deçan një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 3 mars rreth orës 23:30.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.