Shirit i Policisë - Foto: REL

Deçan, disa të dyshuar godasin një grua me mjet të fortë

Disa burra  dyshohet se kanë goditur një grua në Deçan duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në pjesë tjera të trupit sot rreth orës 10  e 30 gjatë një grabitjeje.

Sipas Policisë , të dyshuarit e kanë goditur viktimën në kokë me një mjet të fortë  dhe arritur që nga arka t’i marrin rreth dyqind (200) euro para të gatshme.

“Pas një pune Operative nga ana e Hetuesve Rajonal dhe Stacionit Policor Deçan, kanë arritur të identifikojnë kryesit e veprës penale të cilët gjenden në arrati” thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, intensivisht po punohet në kapjen e të dyshuarve.