Foto: Ilustrim

Deçan – Dëmtoi posterët e një partie politike, arrestohet

 

Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se me 2 tetor ka arrestuar një person me inicialet A. T., i dyshuar për dëmtimin e disa billbordeve të një subjekti politik.

Sipas komunikatës, subjekti politik kishte ushtruar disa ankesa në Stacionin Policor të Deçanit, për një person i cili kishte dëmtuar billbordet e tyre të vendosura në një objekt privat.

Më tej në komunikatë thuhet se ndaj të dyshuarit është bërë kallëzim penal për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’ dhe se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria e Pejës.

Pejë, Zgjedhjet 2019, dëmtimi i billbordeve, asgjësimi apo dëmtim i pasurisë së luajtshme