Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Deçan, babai rrah djalin

Policia ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshjeje me djalin e tij e ka rrahur atë.

Rasti ka ndodhur në Deçan më 27 mars rreth orës 23:30.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.