FOTO: Ilustrim

Deçan, arrestohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve

Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 21:40 një deçanas nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij.

Gjatë intervistimit, nga anëtarët e familjes është kuptuar se i dyshuari posedon armë me ç ‘rast është konfiskuar arma –pushkë gjuetie.

Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.