Deçan, arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit në një lokal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, dje rreth orës 02:30.

“Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin nën dyshimin e bazuar se i njëjti në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e çipave”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë u shfaq “krimi me bastet”, me pamjet e hulumtuesve duke luajtur në lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës.

Kamerat e fshehura të KALLXO.com zbulojnë bosët e kazinove të Gjakovës