Foto: Ilustrim

Deçan, arrestohet i dyshuari me problem psikike që tentoi ta djegë veten

Një person me problem psikike ka tentuar mbrëmë që ta djegë veten në Deçan.

Policia në lidhje me këtë rast ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin me probleme psikike pasi që, sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë psikike dhe frikësim ndaj familjarëve, duke e lagur trupin me benzinë dhe duke tentuar të vetëdigjet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.