Kallashnikov, Ilustrim

Deçan - Arrestohen vëllezërit, postuan fotografi me armë në facebook

Dy vëllezër në fshatin Stellc i Epërm në Deçan janë arrestuar pasditen e djeshme për armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë pasi që njëri nga vëllezërit, përmes rrjetit social facebook ka postuar një armë zjarri.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarve policia ka gjetur një kallashnikov.

Me vendim të prokurorit, pas intervisitmit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.