Deçan, arrestohen katër persona për kultivim të drogës

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona të dyshuar si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Hajdar Kuqi” në Deçan, dje rreth orës 06:00.

“Gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar”, thuhet në raportin policor.

Ndërkaq, gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve jenë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit “Zoraki” me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pesë fishekë.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.