Deçani - Foto: Facebook

Deçan, arrestohen dy punëtorë të KEDS-it pasi sulmuan një person në vendin e punës

Në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Deçan janë arrestuar dy punëtorë të KEDS-it të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës të cilën e kishin parkuar në vend punishte e kanë sulmuar një burrë që në atë vend kishte qenë duke punuar në rrugë.

Në raportin policor thuhet se viktima si pasojë e sulmit ka pranuar trajtim mjekësor, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00.