Foto-ilustrim

Deçan, arrestim për vjedhje të pyllit, Policia nuk mund ta tërheqë kamionin

Një person është arrestuar dje rreth orës 14:30 pasi që i njëjti është hasur duke drejtuar kamionin e ngarkuar me dru, për të cilat nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Rasti ka ndodhur në Grykën e Deçanit.

Masa drusore është konfiskuar ndërsa kamioni në pamundësi për t’u tërhequr ka mbetur në vendin e ngjarjes deri në gjetjen e zgjidhjes për ta tërhequr.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vjedhje e pyllit.