Debutimi dhe rënia e deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, kanë lënë jashtë ulëseve të Kuvendit shumë ish-deputetë.

Si rrjedhojë, legjislatura e ardhshme e Kuvendit do të ketë shumë deputetët e rinj.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një infografike ka radhitur 10 deputetët e zgjedhur për herë të parë me më së shumti vota dhe ish- deputetët që nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend, me rënien më të madhe në vota.

Ligjvënësit që për herë të parë pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, të renditur sipas numrit më të madh të votave, janë: Donika Gërvalla – Schëarz, Vasfije Krasniqi-Goodman, Avni Dehari, Armend Muja, Faton Peci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Ardian Kastrati, Agim Veliu, Ardian Gola dhe Adnan Rrustemi.

Ndërkaq, ish-deputetët që nuk janë rizgjedhur, e që kanë rënien më të madhe në vota, janë: Fetah Rudi, Yllza Hoti, Fatmir Limaj, Frashër Demaj, Jahja Kokaj, Ekrem Hyseni, Shkëmb Manaj, Vlora Limani-Hajnuni, Kujtim Gashi dhe Doruntinë Maloku-Kastrati.

Ndryshe, personi më i votuar në këto zgjedhje, ka dalë të jetë kandidatja për presidente Vjosa Osmani, e cila garoi në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mbledhur mbi 300 mijë vota.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, tregojnë se Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e re do të ketë ndryshime të theksuara. KALLXO.com ka raportuar për karakteristikat e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

Burimi: KDI