Foto: Fikret Ahmeti

#DebatPernime për tarifën dhe politikën e jashtme

Me nisjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, Jeta në Kosovë dhe KALLXO.com ka nisur serinë e #DebatPernime

Në ditën e parë të këtyre debateve, po diskutohet për tarifën 100 për qind, dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme.

Kandidatët për deputetë nga partitë e koalicionet që po garojnë në këto zgjedhje do të debatojnë edhe për integrimet europiane, raportet me shtetet e QUINT dhe  integrimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në debatin e sontëm po marrin pjesë: Arben Gashi e Faton Peci (LDK), Arbresha Krasniqi e Zafir Berisha (NISMA-AKR), Mimoza Kusari- Lila e Xhelal Sveçla (Vetëvendosje), Donika Kadaj- Bujupi e Besnik Tahiri (AAK-PSD), Blerta Deiu e Arben Gecaj (PDK) dhe Numan Baliq (PAD).

DebatPernime transmetohet sonte në orën 20:30 në RadioTelevizionin 21 dhe drejtpërdrejtë në Facebook të KALLXO.com.