Vjosa Osmani, deputete e LDK-së

#DebatPernime me Vjosa Osmanin

Kandidatja e LDK-së për postin e kryeministres së Kosovës, Vjosa Osmani, vjen sonte në DebatPernime.


Përballë Jeta Xharrës, Osmani së bashku me 5 kolegë nga partia e tij do të prezantojë programin e saj.

Ajo do të përballet me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë në lidhje me tema të ndryshme.

Krah Osmanit do të jenë ekipi i saj i përbërë nga Lumir Abdixhiku, Haxhi Avdyli, Arben Gashi, Hykmete Bajrami dhe Xhavit Rexhaj.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Rreth 42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhje

www.kallxo.com