Pamje nga debati për memorialët e vikamave civile të luftës. Foto: KALLXO.com.

Debati për monumentet, Kosova po i përjashton viktimat civile të luftës nga memoria historike

Kosova po përjashton nga kujtesa historike viktimat civile të luftës, duke mos u kujdesur që të ketë ndonjë memorial si duhet për t’i kujtuar këto viktima. Mandej edhe kur bëhet ndonjë memorial i tillë bëhet në mënyrën më të keqe.

Kështu u tha të entjen gjatë një debati për monumentet përkujtimore kushtuar viktimave civile të luftës. Ky debat u mbajt në Kino ABC në Prishtinë, pas shfaqjes së dokumentarit të INTEGRA-s, “Kosova monumentale e paradokseve”.

Gjatë luftës së fundit u bën dhjetëra masakra ndajë civilëve nga forcat serbe, por, pak memoriale u bën për të përkujtuar këto viktima, e edhe në to mungojë informacionet që tregojnë për vrasjen viktimave civile, as edhe në afërsi të varrezave të tyre.

Kosova ende nuk ka një muze të luftës, qoftë ai i eksodit apo gjenocidit për të përkujtuar krimet që u kryen ndaj civilëve nga forcat serbe. Edhe ata pak muze që janë,  janë themeluar dhe funksionojë me mbështetjet të paktë ose fare të institucioneve shtetërore.

Pjesëmarrësit në këtë debat, thanë se sheshet e rrugët e qyteteve e të vendbanimeve anë e kënd vendit janë të mbushura me përmendore e monumentet për heronjtë e luftës, por memorialet për viktimat e luftës janë të pakta, të papërfillshme, e shumë herë dhe diskriminuese.

Historiani Ylber Hysa tha gjatë debatit se Kosova duhet të bëjë më shumë për viktimat civile të luftës. Sipas tij, vendi duhet të ketë një muze të aparteidit.

“Kosovës i mungojnë dy momente që lidhen me luftën, një muze aparteidi për të dëshmuar atë se çfarë ka përjetuar gjatë viteve të -90-ta (1990/99) dhe e dyta janë refugjatët, duhet të tregohet edhe spastrimi etnik që përjetoi Kosova gjatë atyre viteve”- tha ai.

Hysa tha se Kosova mund të marrë shembuj nga vendet tjera dhe mundësitë teknologjike për të memorializuar kujtimin për viktimat e luftës civile.

Ndërsa Zanita Halimi, etnologe, tha se nuk i është kushtuar kujdes si duhet memorialeve – e pllakave përkujtimore për viktimat civile të luftës.

“Viktima civile janë lënë anash me një pllakë të thjeshtë dhe aty janë vetëm me emra – mbiemrat dhe data e lindjes-vdekjes, po në ato mungon një informacion gjithëpërfshirës për ato viktima, pra mungon historia e plotë e këtyre viktimave”- tha ajo.

Ndërsa, Nol Binakaj, arkitekt tha gjatë fjalës së tij se, memorializimi shkel e shko i rrëfimeve për viktimat civile të luftës është mungesë vizioni.

“Nuk ka strategji, nuk ka qasje multidisiplinare, ndaj këtyre memorialëve, të cilat duhet të kenë një narrativë të sinqertë të një ngjarje”- tha Binakaj.

Gjatë debatit u tha se Kosova duhet të ketë një muze të luftës, i cili do të përkujtonte dëbimin biblik të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovës, e memorial të viktimat civile me informacionet e nevojshme për vrasjet dhe kryesit e atyre vrasjeve.