Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debati për kryetar të Vitisë - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Vitisë diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre në fitojnë manatin e kryetarit më 17 tetor.

Ata përballë Jeta Xharrës do të japin përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tyre për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Vitisë: Arsim Ademi nga LVV; Bekim Azizi nga PDK dhe Sokol Haliti nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Vitisë: Elona Zuka nga AKR; Majlinda Ostrogllava nga LDK; Majlinda Shabani nga LVV dhe Zyrafete Rama nga PDK.