Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debati për kryetar të Skenderajt - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Skenderajt diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt: Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

Të ftuar në debat kanë qenë edhe Bekim Jashari – kandidat i pavarur dhe Fadil Nura nga PDK por të njëjtit nuk kanë pranuar të jenë pjesë e debatit.

Halili përballë Jeta Xharrës jep përgjigje se si do të menaxhojë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet e tij për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Përballë kandidatit për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt: Vjollca Ramadani nga LVV; Dorarta Ndreshaj nga AKR dhe Blerona Mala nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.