Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Debati për kryetar të Mitrovicës së Veriut - LIVE

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mitrovicës së Veriut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut: Erden Atiq nga Iniciativa Qytetare Mitrovica.

I ftuar në debat ka qenë edhe Milan Radojeviq nga Lista Serbe por i njëjti nuk ka pranuar të jetë pjesë e debatit.

Atiq përballë Jeta Xharrës do të jap përgjigje se si do të menaxhojnë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Për të qenë përballë kandidatit për kryetar të komunës janë ftuar edhe kandidatet për asambliste në këtë komunë por asnjëra prej tyre nuk ka ardhur në debat.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.