Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Debati mes Haxhiut dhe Deliu-Kodra, eskalon në akuza personale

Blerta Deliu ka replikuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në diskutimin që po zhvillohet në Kuvend, rreth projektligjit për provimin e Jurisprodencës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka është shprehur se nuk dëshiron që ta shoh ministren në rolin e mëparshëm si opozitare.

“Një ministëre e cila sot ka një përgjegjësi të madhe nuk i takon të flet për me kaq lehtësi për shkarjet e shumta, ju si ministër duhet të keni përgjegjësi që t`i drejtoheni organve përgjegjëse, nëse e fshehni krimin ministre atëherë është përgjegjësi e juaja publike që ju ta drejtoni këtë argument që sapo e thatë në kuvend në organet e drejtësisë”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Po ashtu deputetja e PDK-së ka thënë që është informuar që rezultatet e provimit të Jurisprondencës janë vonuar për një javë për shkak të presionit tuaj.

“Dëshiroj të dijë se pse ka pasur vonesë, ka kandidatë që po presin dhe kanë pasur informacion që një javë më herët është dashur që të dalin rezultatet për kandidatët që janë nënshtruar këtij provimi”, ka thënë Deliu.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se janë disa raste që janë duke u hetuar nga Policia sa i përket provimit të Jurisprodencës.

Haxhiu e ka quajtur shpifje pretendimet e Blerta Deliut se ka presion në rezultatet e Provimit të Jurisprodencës.

‘’Kjo është sikurse me thonë unë ty qysh ka mundësi që motra jote është punësuar në Prokurim në Kuvend të Kosovës, a e ke punësu ti motrën tënde, ose nëse dua të bëhem si Abelard Tahiri, si e konsideron ti që dhëndri yt është arrestuar në OSHP, nëse doni me gjuhën e njëjtë”, ka thënë Haxhiu.

Blerta Deliu lidhur më deklaratat e Albulena Haxhiut ka replikuar përsëri.

“Një ministre që vjen këtu edhe lëshohet në akuza e shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm, imagjinomi ministria vjen e më flet për sistemin e drejtësi, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni. Sa për dhëndrin ai nuk është arrestua. Është shpifje që ju do të mbani përgjegjësi për fjalën e juaj zonja Haxhi”, ka thënë Deliu.

Edhe Abelard Tahiri ka vazhduar me akuza për ministren Haxhiu.

Ai tutje akuzoi që Ministria ka në staf njerëz të kriminalizuar. “Ke zëvendësministër ku vëllanë e ka të involvuar në fajde, jep pare me fajde, qet haraq, është ministër i drejtësisë, ku keni pa kështu, ku me të lanë BE-ja me bë vetting, ju jeni të kompromentuar”, shtoi Tahiri.

Tutje Haxhiu ju kundërpërgjigj duke thënë që ju nuk mund të flisni në emër të gjykatës.