Foto: REL

Debati i parë Trump-Biden, dominuan ofendimet dhe akuzat

Presidenti Donald Trump ktheu debatin e parë me rivalin demokrat Joe Biden në një katastrofë kaotike.

Të dy kandidatët për president të SHBA-së disktuan për 90 minuta lidhur me tema të ndryshme nga ekonomia, shëndetësia e deri te grupet supremaciste.

Presidenti Trump nuk priti shumë dhe sa filloi debati i kërkoi Bidenit të ‘mbyllte gojën’

“Do ta mbyllësh” ndërhyri Trump në fillim të debatit, moderatori i FoX News, Chirs Wallace, i kërkoi Trumpit që ta linte Bidenin të përfundonte, kurse Biden tha “Ai nuk di si ta bëjë një gjë të tillë,”.

Biden pastaj vazhdoi me akuzat se Trump ishte një gënjeshtar.

“Unë nuk kam ardhur këtu të shpalos gënjeshtrat e tij, të gjithë e dinë që ai është gënjeshtar”

Derisa Trump ndërhyri duke i thënë “ti je i fundit që ke diplomuar në klasën tënde, jo i pari”

Ofendimet nuk patën të ndalur gjatë gjithë debatit, në momentin kur Biden i tha Trumpit se ai ishte “Presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë Amerika”, Trump u kundërpërgjigj duke i thënë se “unë kam bërë më shumë për 47 muaj sesa ti për 47 vite, Joe”.

Biden gjithashtu akuzoi Trump për mënyrën se si ka menaxhuar me pandeminë COVID-19.

“Atë e kapi paniku dhe vetëm shikoi nivelet e ekonomisë, dhe shumë njerëz vdiqën dhe do vdesin nëse nuk bëhet më i zgjuar dhe më i shpejtë,” lidhur me këtë akuzë, Trump pyeti “mos e përdore fjalën i zgjuar”? “Ti diplomove me nivelin me të ulët ose gati me të ulët në klasën tënde, mos e përdor kurrë fjalën i zgjuar me mua, sepse e di  çfarë? Nuk ka asgjë të zgjuar rreth teje.” Tha Trump

Trump gjithashtu tha se Biden dëshiron ta mbyllë këtë vend, kurse ai do ta mbajë të hapur, duke shtuar se është faji i Kinës për pandeminë.

Në anën tjetër teksa Trump po thoshte se Biden dhe Sanders u pajtuan për një plan, Biden ndërhyri duke thënë “njerëz,  a ka dikush ide se çfarë po bënë ky palaço,”

Trump u kthye me akuza ndaj Biden duke i thënë se nuk e kishte menagjuar mirë vrusin H1N1 “Ti ishe një katastrofë, vetë shefi jot i stafit ka thënë se ishit një katastrofë,” lidhur me këtë akuzë Biden tha “14 mijë njerëz kanë vdekur jo 200 mijë, nuk ka pasur rënie ekonomike,” shtoi Trump.

Biden dhe Trump debatuan edhe për lidhjet e djalit të Biden me Ukrainën dhe fitimet që kishte marrë në bazë të lidhjeve të babait.

“E majta radikale” e ka Bidenin të “mbërthyer përreth gishtave” dhe Hunter, ka përfituar në mënyrë të papërshtatshme gjatë punës në Ukrainë, duke shfrytëzuar lidhjet e babait të tij.

“Gruaja e kryetarit të Moskës i dha djalit tuaj 3.5 milionë dollarë. Çfarë bëri që ti meritonte ato? Biden u përgjigj “Asgjë prej kësaj nuk është e vërtetë,”.

Biden gjatë gjithë debatit po e quante Presidentin Trump racist “Ky është një president i cili ka gjeneruar urrjejte dhe ndarje raciste,”

Debati përfundoi me akuzat se Trump po përkrahte supremacistët e bardhë dhe refuzoi të dënojë një grup të ekstremit të djathtë kur u pyet nga Biden dhe Wallace, grup të cilin Trump e quajti “Djemë krenar”.

Biden akuzoi Trump për komentet e tij se ushtarët që vdesin në luftëra të huaja janë “dështakë”.

“Djali im ishte në Irak, ai shërbeu për një vit aty. Ai morri yllin prej bronzi. Ai nuk ishte dështakë, ai ishte patriot, dhe njerëzit e mbetur atje ishin heronjë”.

Trump u përgjigje duke thënë se nuk e njeh Beaun po Hunterin i cili ishte përzënë nga ushtria.

“Unë nuk e njo Beaun, po flas për Hunterin, ai ishte përzënë nga ushtria për përdorim të kokainës, ai bërë pasuri në Ukrainë, Kinë dhe Moskë,” u përgjigj Trump.

Debati tjetër në kuadër të fushatës është midis kandidatëve për nënpresident. Nënpresidenti aktual, Mike Pence dhe senatorja Kamala Harris do të debatojnë më 7 tetor.